Mediat serbe gjejnë një tjetër “provokacija”, ja skandali sipas tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 22:55

Mediat serbe gjejnë një tjetër “provokacija”, ja skandali sipas tyre

Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit po kalon me një vëmendje të madhe edhe në mediat serbe. Në portalet e tyre, ata gjejnë një skandal, edhe pse ndeshja nuk është luajtur akoma.

mediat serbe

“Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Mjaftoi kjo fjali në muret e ish-Piramidës në kryeqytet që reporterët e gazetës “Alo” të krijonin nga hiçi, një faqe të parë në Beograd për portalin e tyre. Në shkrimet e ndryshme në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"