Mediat polake me sytë nga Sadiku: Njeriu i duhur për të kualifikuar Legian në grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 18:36

Mediat polake me sytë nga Sadiku: Njeriu i duhur për të kualifikuar Legian në grupet e Champions-it

Një ndeshje e luajtur dhe një gol i shënuar në debutim kanë mjaftuar që Armando Sadiku të konsiderohet si blerja e duhur për Legian e Varshavës. Tashmë, në Poloni, diskutimi për ekipin kampion në fuqi është arritja në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve. Për këtë, mediat vendëse kanë shkruar se ekipi ka në përbërje njeriun gol, Armando Sadikun.

Armando Sadiku Legia

“Shënoi që në ndeshjen e parë. Është futbollist që ka shënuar disa gola me secilin ekip ku ka luajtur. Vjet ka shënuar edhe në fazën e grupeve të Europa Ligës. Ka bërë gola edhe me Kombëtaren, madje edhe në fazën finale në Europian. Me sa duket, Legia ka marrë njeriun e duhur për të arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”, shkruajnë mediat polake.

Mirëpo, Legia e Varshavës do të përballet në fazën e tretë kualifikuese me Astanën, ekipi që nuk është mundur në shtëpi prej dhjetë ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Bomberi i Kombëtares vlerësohet si zgjedhja e duhur në Poloni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"