Mediat polake e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Kombëtares ka zgjedhur… Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:50

Mediat polake e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Kombëtares ka zgjedhur… Tiranën

Polakët e “transfery.info” sjellin Arlind Ajetin te Tirana. Në një shkrim të djeshëm, faqja e internetit bën me dije se Arlind Ajeti nuk është më pa ekip.

arlind ajeti

Ai ka vendosur të bashkohet me Tiranën dhe të firmosë me bardheblutë. Madje, ai ka dalë në stërvitje me Tiranën. Në fakt, Ajeti nuk ka dalë akoma në stërvitje me bardheblutë dhe nuk ka ende një marrëveshje me klubin 24 herë kampion.

Ajeti vs Beloti

Fakt është që Tirana po bisedon me lojtarin, por në ditët në vazhdim do të qartësohet situata. Kujtojmë që Arlind Ajeti është pa ekip, pasi është larguar nga Grasshopersi në fund të sezonit të shkuar. Ai nuk gjeti skuadër në verë dhe tani është një kërkim të një sistemi të ri, që mund të jetë skuadra bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"