Mediat italiane: Strakosha, një nga zbulimet më të mira të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 17:45

Mediat italiane: Strakosha, një nga zbulimet më të mira të sezonit

Në një analizë që Gazzetta dello Sport, bën për Lacion e këtij sezoni në Itali, ndër të tjera, vë në dukje edhe portierin shqiptar Strakosha, duke e cilësuar si një nga zbulimet më të mira të sezonit.

strakosha

Gjithçka fillon nga tekniku Simone Inzagi,i cili erdhi si një “gomë rezervë”, pas shkarkimit të Bielsës nga presidenti Lotito. Ai është arkitekti i kësaj skuadre që po i surprizon për mirë, të gjithë në Itali. Rezultatet që ka arritur janë fantastike. Me një fitore ndeshjen e fundit, e cila u shty prej shiut, ndaj Udinezes, ekipi lacial do ngjitej në vendin e dytë në renditje.

Më pas, sigurisht, vlejnë pa masë golat e Çiro Imobiles. 14 gola në kampionat, dhe dy në Europa Ligë. Golashënuesi më i mirë për momentin në Seria A.

strakosha

Mes lojtarëve surprirzë, identifikohen Kaisedo, Luis Alberto, dhe sigurisht, Tomas Strakosha, i cili cilësohet edhe si një nga zbulimet më të mira të sezonit. Nota mesatare për shqiptarin është 6.55, notë e lartë për një portier.

strakosha dibala

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"