Mediat italiane nxijnë faqet e para: Kjo nuk ndodhte prej 60 vjetësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 23:06

Mediat italiane nxijnë faqet e para: Kjo nuk ndodhte prej 60 vjetësh

Italia ka ngelur jashtë Kampionatit Botëror Rusi 2018. Skuadra e Venturës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Suedisë, duke u eliminuar kështu nga eventi më prestigjoz i globit, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

23549856_10214730366838579_1499972137_n

 

Kjo është hera e dytë që italianët mbeten jashtë një Botërori, tashmë pas 70 vitesh. Hera e fundit kur të kaltrit nuk morën pjesë  ishte në Suedi në vitin 1958.

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane:

Gazzetta Dello Sport: Italia, ky është apokalips. Jemi jashtë Botërorit

Sportmediaset: Drama e Italisë, jashtë botërorit. Në rusi shkon një Suedi e vogël

Ansa: Italia jashtë botërorit, barazim që bën fitues Suedinë

La Repubblica: Italia jashtë botëror. 0-0 me Suedinë. Nuk ndodhte prej 60 vjetësh, të kaltrit në lot

23549553_10214730350918181_1440563818_n
23574036_10214730358238364_2114828745_n

23618799_10214730375438794_1894803963_n

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"