Mediat italiane e bëjnë të kryer, sulmuesi i La Ligës kalon nesër vizitat mjekësore tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:58

Mediat italiane e bëjnë të kryer, sulmuesi i La Ligës kalon nesër vizitat mjekësore tek Juventusi

Alvaro Morata pritet të udhëtojë nesër drejt Torinos për të kaluar vizitat mjekësore tek Juventusi. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me Atletiko Madridin për huazim me të drejtë blerjeje për 54 milionë euro.

atletiko madrid morata

Sipas “Sky Sport Italia”, “Gazzetta Dello Sport”, “SportItalia” si dhe shumë media të tjera italiane, marrëveshja është arritur. Bardhezinjtë do paguajnë 9-10 milionë euro për një vit huazim, me të drejtën e zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Morata ka luajtur për dy sezone me Juventusin, gjatë viteve 2014-2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"