Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer/ Ibra e ka vendosur, ja çfarë do të ndodhë në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 13:45

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer/ Ibra e ka vendosur, ja çfarë do të ndodhë në fund të sezonit

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur: në fund të sezonit do të largohet nga Milani. Lajmin e ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport” e cila shpjegon se sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin kuqezi. Siç dihet, ai zbarkoi për gjysmë sezoni, por bashkëpunimi mund të zgjatej nëse palët gjenin akordin e duhur.

iBRA

Me sa duket nuk do të ketë dhe dita e fundit e sulmuesit te “Djalli” do të jetë 30 qershori i këtij viti. Gjashtë muaj janë shumë pak, aq më tepër që ishte përfolur edhe një karrierë e Ibrës si drejtues te Milani.
ZHGËNJIBRA – Sipas të përditshmes italiane, suedezi është zhgënjyer nga sjellja e klubit, sidomos me drejtuesit e sektorit sportiv. Largimi i Bobanit i ka lënë shije të hidhur Ibrahimoviçit, që nuk po pëlqen edhe mënyrën se si po trajtohet Maldini. Ky i fundit kishte nisur edhe bisedimet me 38-vjeçarin për një akord të ri, çka tashmë duket thjesht një utopi.

Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

Dyshja drejtuese ishin pikërisht shkaku i zbarkimit të Ibrës te kuqezinjtë dhe pa ata, qëndrimi bëhet totalisht i pamundur. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i shqetësuar për rrjedhën që morën ngjarjet dhe ka vendosur të mos luajë për Milanin në sezonin e ri. Lidhur me menaxhimin e klubi pati shfaqur rezerva edhe menaxheri Mino Raiola, ndaj nuk përjashtohet që edhe ky i fundit të ketë ndikuar në vendimin, ende jo zyrtar, të Ibrës.

TELEFONATA ME PIOLIN – Sapo të mbarojë gjendja e emergjencës e krijuar nga “Coronavirus”, Ibrahimoviç do të rikthehet në Milano ku e pret takimi i shumëpërfolur me Ivan Gazidhisin. Suedezi nuk ka kontaktuar me adrministratorin kuqezi, teksa kontaktet në këto ditë të vështira i ka pasur më të shpeshta me Stefano Piolin.

Ibra

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajner e lojtar nuk kanë folur vetëm për programin stërvitor, por edhe për të ardhmen e afërt të “Djallit”. Duke qenë se as Pioli nuk e ka të sigurt praninë në sezonin e ardhshëm, ky aspekt as që nuk është komentuar fare. Mbase sepse Ibra mund ta ketë ndarë mendjen: në fund të sezonit do të largohet nga Milani.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"