Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Çani te skuadra e Serisë C. Shok skuadre me një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 14:36

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Çani te skuadra e Serisë C. Shok skuadre me një shqiptar

Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Edgar Canin, i cili ndërpreu kontratën me Partizanin. Mediat italiane konfirmojnë lajmin e bërë publik nga “Panorama Sport” disa ditë më parë, ku thuhet se bomberi shqiptar do të vazhdoj karrierën në Itali, te skuadra e Vibonezes në Serinë D.

Cani konference kombetare

Marrveshja tashmë është arritur dhe pritet që 29-vjeçari të prezantohet te klubi i ri. Ai do të gjejë në skuadrën e Vibonezes edhe një futbollist shqiptar, bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar Kristian Reka.  Skuadra italiane do të synojë këtë sezon ngjitjen në Serinë C.

Cani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"