Mediat greke kritikojnë Bashën, tekniku spanjoll mund ta ulë në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 11:45

Mediat greke kritikojnë Bashën, tekniku spanjoll mund ta ulë në stol

Edhe pse ka qenë një lojtar shumë vendimtar në ndeshjet që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve, Migjen Basha nuk është duke kaluar një formë të mirë në Greqi.

basha2

Mediat sportive në vend e kanë vendosur lojtarin në qendër të kritikave madje, shkruajnë se lojtari mund të ulet në stol nga trajneri Pako Herrera.

basha-aris

Sipas mediave greke, mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka bërë shumë gabime dhe kjo e ka lëkundura pak trajnerin Herrera. Megjithatë lojtari do të ketë edhe një shans të fundit për të bindur trajnerin në stërvitjen e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"