Mediat gjermane: Shtatë arsyet pse Italia do të qajë në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2016 | 17:54

Mediat gjermane: Shtatë arsyet pse Italia do të qajë në çerekfinale

Supersfida e pritshme për çerekfinalen e “Euro 2016”-s mes Gjermanisë dhe Italisë mbetet takimi më i komentuar në shtypin e huaj, jo vetëm për fazën në të cilën është futur Europiani, por edhe për historikun e përballjeve të këtyre dy skuadrave.

135153611-64181b9b-e0c0-4b38-978d-aebdb703a127

Media gjermane “Sport Bild” është e sigurt se Italia është ndalesa e fundit, duke cituar shtatë arsye se përse “axurrët” do të dalin të humbur nga kjo sfidë.

Mes këtyre argumenteve është precedenti i krijuar në Ligën e Kampionëve ku Bajerni i Mynihut eliminoi Juventusin në ndeshjen e kthimit.

Siguria që italianët kanë duke iu rikthyer traditës pritet të mos jetë në favorin e tyre për mediat gjermane.

Ndër të tjera Bild përfshin rikthimin në formë të Boateng dhe përmend edhe elozhet që Bufon i ka bërë Nojerit, duke e cilësuar si më të fortin.
Forma e treguar nga Gomez është një tjetër pikë e fortë e gjermanëve. Dhe për trajnerin Joakim Lëv, thuhet se këtë herë nuk do të gabojë.

200529419-e10417cb-39f9-4d51-8463-74d152b29618

Gjermanët theksojnë pushimin e shkurtër të Italisë pas eliminimit të Spanjës dhe faktin që Khedira njeh në perfeksion mekanizmat e mbrojtjes të treshes juventine.

“Bild” e ilustron superioritetin e gjermanëve edhe me një intervistë të Mylerit: “Këtë herë qajnë italianët. Jam optimist”,-ka thënë ai, ndërsa shton se “ndeshja do të jetë e fortë, por këtë herë do të kenë goditjen finale”.

Gjermania dhe Italia do të përballen mes dytë në çerekfinalen e “Euro 2016” më 2 korrik në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"