Mediat e huaja e bëjnë të kryer, mbrojtësi italian drejt PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 13:11

Mediat e huaja e bëjnë të kryer, mbrojtësi italian drejt PSG-së

Mbrojtësi i Romës, Alesandro Florenzi është pranë kalimit tek PSG siç raportojnë mediat e ndryshme. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, “Sky Sport Italia” apo “Tuttomercatoweb”, Florenzi mund të kalojë tek kampionët e Francës në huazim me të drejtë blerjeje.

Alessandro-Florenzi

“RMC”, pretendon se mbrojtësi i Romës do të mbërrijë në Paris gjatë javës për vizitat e tij mjekësore. Trajneri i PSG-së, Tuhel e shikon Florenzin si zëvendësuesin ideal të Munjir që u transferua tek Dortmundi.

Nëse transferimi realizohet, atëherë Florenzi tek PSG do gjejë edhe italianin tjetër Marko Verrati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"