Media spanjolle zbulon prapaskenën e çuditshme: Nejmar kërkoi duke qarë rikthimin te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:40

Media spanjolle zbulon prapaskenën e çuditshme: Nejmar kërkoi duke qarë rikthimin te Barcelona

Nejmar është penduar për transferimin e tij te PSG-ja duke lënë Barcelonën. Këtë gjë e ka zbuluar gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”,  e cila tregon se braziliani, i kërkoi mes lotëve një drejtuesi blaugranas që ta ndihmonte për t’u rikthyer te Barça.

image

Gjithsesi kjo gjë nuk u arrit dhe të paktën edhe për një sezon tjetër, 26-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e ekipit francez. Pavarësisht se Nejmar e çoi në gjyq klubin katalanas, zemra e tij rreh për këtë klub, dhe ai shpreson që një ditë do të rikthehet atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"