Mediat serbe nuk e presin mirë fitoren: Tani jemi në telashe, po na vështirësohet puna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2015 | 10:50

Mediat serbe nuk e presin mirë fitoren: Tani jemi në telashe, po na vështirësohet puna

shqipFitorja me përmbysje e Shqipërisë kundër Armenisë nuk mbeti pa u komentuar, ndonëse shumë ftohtë nga media serbe, por jo vetëm. Uebsajti “sportske.net” shkruante: “Tani po që nisin problemet për ne. Tjetër fitore e Shqipërisë”.

Ndërkohë, edhe gazeta “Blic” nuk qëndroi pa shfaqur drithërima, në lidhje me të ardhmen e përfaqë- sueses së tyre: “Ringjallja e Shqipërisë për 4 minuta ia vështirëson jetën Serbisë”.

Pak a shumë në këtë kontekst ishin titujt serbë, ndonëse duke parë edhe humbjen e tyre dje në mbrëmje në Portugali, atëherë doza e kritikave do fryhet edhe më shumë, duke qenë se me vetëm 1 pikë të grumbulluar, rivalët tanë janë me më shumë se një këmbë jashtë Europianit 2016, në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"