Media prestigjioze spanjolle e bën fakt të kryer transferimin e Mesit te PSG, zbulon kur do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2021 | 13:32

Media prestigjioze spanjolle e bën fakt të kryer transferimin e Mesit te PSG, zbulon kur do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore

Në Spanjë nuk kanë dyshime, e ardhmja e Lionel Mesit do të jetë te PSG-ja. Sipas medias prestigjioze “ESPN”, çështja e transferimit të yllit argjentinas te gjiganti francez është punë e kryer.

Messi

Gazetari Laurens Julien, ka bërë të ditur se “Pleshti”, sot ose nesër do të kryej testet mjekësore, më pas do të zyrtarizohet si lojtari i ri i PSG-së.

34-vjeçari u largua nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrim, me shumë suksese e emocione, teksa ditën e sotme zhvilloi në ambientet e “Camp Nou” edhe konferencën e lamturmirës ku nuk i kurseu lotët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"