Media pranë Milanit: Maldini do të largohet nga ‘Djalli’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 17:15

Media pranë Milanit: Maldini do të largohet nga ‘Djalli’

Paolo Maldini do të largohet nga Milani pas përfundimit të këtij sezoni. Menaxheri i merkatos së “Djallit” ka hedhur poshtë propozimin e shefit të bordit drejtues të klubit italian Ivan Gazidhis për të marrë postin e ambasadorit të Milanit.
maldini
Lajmi konfirmohet nga media pranë Milanit “MilanNews.it”, e cila shton se ish-kapiteni legjendar ua ka shprehur vendimin familjarëve dhe miqve të tij.

Pas dorëheqjes së Zvonimir Bobanit nga posti i drejtorit teknik të klubit, pritej që edhe Maldini të ndiqte ish-futbollistin kroat.

Gazidhis ka marrë një pjesë të madhe të pushtetit brenda Milanit dhe ai do të vendosë për projektet e ardhshme të “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"