Media gjermane: Klop ‘Bitëllsi’ i pestë, e projektojnë për “Katar 2022”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 23:11

Media gjermane: Klop ‘Bitëllsi’ i pestë, e projektojnë për “Katar 2022”

Në Gjermani tani të gjithë mund të krenohen me Jyrgen Klopin. Komentatori i njohur, Marsel Raif, tha se ky titull ishte më i rëndësishëm se Champions-i. “Pa dyshim. Jo vetëm për Jyrgenin, por për të gjithë tifozët e Liverpulit. Klop është tani Bitëllsi i pestë në atë qytet”, tha Raif.
klop
MBRETI KLOP – “Kur Klop u largua nga Dortmundi, ishte e qartë, ekziston një klub ku ai mund të shkojë. Ai është Liverpuli. Jyrgen ishte shumë premtues për skuadrën angleze. Puna e tij nisi të vlerësohej menjëherë. Nuk ka asnjë dyshim, kjo skuadër është rritur së bashku njëlloj si një koloni bletësh, e mbushur me emocione”, vazhdon Raif.

MITI LIVERPUL – “Tragjedinë e ‘Hillsborough’ ata nuk do ta harrojnë kurrë. Kjo mbetet në ADN-në e tyre. Të gjithë njohin dikë që është prekur nga ajo ngjarje. Më pas vjen ‘The Kop’, tribuna legjendare. Ata luajnë ‘You’ll Never Walk Alone’. Tani kjo këngë dëgjohet në të gjitha skuadrat e rrethinës. Ajo këngë është e shenjtë. Për mua qyteti ka qenë gjithmonë skuadra e Liverpulit dhe Bitëllsat. Për një kohë ishte vetëm një mit, por tani gjithçka është kthyer në realitet dhe më e gjallë se kurrë”.
LIVERPOOL-276_1593224331
TRUPA E TITULLIT – “Mesfusha nuk është ajo më e mira në botë. Sigurisht që sulmi është madhështor. Në mbrojtje me lojtarë si Van Dajk dhe Alison Beker ke një sëpatë. Diçka që mungon në mesin e fushës. Tiago do të ishte një përforcim i rëndësishëm për anglezët. Mendoj që ai (Tiago) do të provojë një aventurë tjetër. Liverpuli kërkon me ngulm një përforcim në atë repart”.
c61f0e59b57cfb373479-joachim-low
KOMBËTARJA GJERMANE – “Trajneri Joakim Lëv nuk do të qëndrojë përjetësisht te Gjermania. Jam i bindur që Jyrgen e ka çuar në mendjen e tij një mendim të tillë. Tani edhe federata gjermane do ta mendojë më mirë. Nuk besoj që ai do të pranonte të kthehej në një skuadër në Bundesligë. Tani ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Pikë!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"