Media franceze zbulon “bombën” e merkatos: Nejmar ka arritur akordin me Realin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 22:50

Media franceze zbulon “bombën” e merkatos: Nejmar ka arritur akordin me Realin…

Nejmar duket gjithmonë e më pranë Realit. Së fundmi, media franceze “Le 10 Sport” nëpërmjet një lajmi ekskluziv tregon se babai i futbollistit brazilian, i cili është dhe menaxheri i tij ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Real Madrid.

Nejmar55

Sipas medias franceze mes palëve është arritur një marrëveshje paraprake e cila pritet të konkretizohet në pranverën e ardhshme.

“La 10 Sport” nuk zbulon shifra dhe detaje nga kjo marrëveshje, po ata janë të bindur që në verën e 2019-ës, Nejmar do të jetë lojtar i Real Madridit. Priten me mjaft interes zhvillimet në ditët e ardhshme.

ney

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"