Media e njohur italiane: Milan dhe Ibrahimoviç kanë vendosur për të ardhmen, vendimi zbardhet pas ndeshjes së fundit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 17:11

Media e njohur italiane: Milan dhe Ibrahimoviç kanë vendosur për të ardhmen, vendimi zbardhet pas ndeshjes së fundit të sezonit

Zlatan Ibrahimoviç mund të ketë gjetë gjuhën me drejtuesit e Milanit. Sipas “Sportmediaset”, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi pritet të vazhdojnë bashkëpunimin. Jo vetëm kaq, por gjithmonë sipas kësaj mediaje, zyrtarizimi do të vijë sonte në mbrëmje pas përfundimit të ndeshejs së fundit të këtij sezoni me Kaljarin.
ibrahimovic fiorentina lapresse
Megjithatë, ky lajm i “Sportmediaset” vjen më tepër si thashethem, pasi personat pranë Ibrahimoviçit nuk e kanë konfirmuar apo kundërshtuar një lajm të tillë.

Por, pas ndeshjes me Kaljarin, do të mësohet njëherë e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit te Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"