Medalje bronzi në Botëror, Qerimaj: I lumtur, por nuk marr asnjë lek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 10:52

Medalje bronzi në Botëror, Qerimaj: I lumtur, por nuk marr asnjë lek

Pas së çmimit “Kre naria e Shkodrës”, një vlerësim ky për rezultatet e larta dhe medaljet e marra gjatë vitit 2017, peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj, ka marrë një tjetër lajm lumturues duke përfituar nga poziviteti i rivalit të tij në Botërorin e fundit duke u shpërblyer me medaljen e bronztë.

Qerimaj

Rumuni Dumitru Kaptari, i cili renditej i treti, me një kilogram më shumë se Erkand Qerimaj, ku konkurruan së bashku në peshën 77 kilogramë në stilin e shkëputjes, ka rezultuar pozitiv. Kjo medalje e bronztë tashmë do të vijë në Shqipëri dhe në qafë do ta vendosë shkodrani Erkand Qerimaj. Federata Botërore e Peshëngritjes, gjatë kontrollit antidoping në Botërorin e fundit të zhvilluar në SHBA, deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me “ephedrine” (diuretik).

Ky është një lajm i mirë, i cili vjen në këtë moment të vështirë për peshëngritjen shqiptare të zhytur në zi pas atij skandali të dopingut me shtangisten Romela Begajn në Botëror. Kjo detyroi moralisht që të dorëhiqej presidenti Elez Gjoza, si dhe heqja e së drejtës për të organizuar “Europianin 2018”.

Erkand Qerimaj

Pas marrjes së këtij lajmi, ne kontaktuam me vetë shtangistin shqiptar që na ktheu krenarinë e këtij sporti, Erkand Qerimaj. Ai ishte mjaft i lumtur, por dhe krenar për këtë arritje duke treguar me dy fjalë se: “Pastërtia fiton gjithmonë, ky ishte një lajm fantastik që më gëzon pa masë dhe më jep kurajë dhe përkushtim që unë të sjell medalje të tjera për Shqipërinë”.

Erkand, si e pritët këtë lajm fantastik siç po e cilësoni dhe vetë?

Ishte një lajm mjaft i gëzueshëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Dua të theksoj se pastërtia gjithmonë do të triumfojë mbi padrejtësinë. Gjatë gjithë karrierës sime jam munduar të paraqitem sa më realist në rezultatet e mija, të cilat të burojnë nga pastërtia dhe ndërgjegjja e zhvillimit të një gare. I treti në botë është lajm fantastik, por nuk marr asnjë lek.

Sa kontrolle dopingu keni kaluar ju gjatë vitit 2017?

Gjatë gjithë vitit që sapo kaluam, kam bërë 8 kontrolle antidopingu, ku gjithnjë kam qenë i pastër.

Ç`mund të na thoni për Romelën?

Ndiej keqardhje. Ky është një sport individual dhe gjithsecili përfaqëson vetveten.

Sa medalje keni regjistruar gjatë këtij vitit që lamë pas?

Kjo është medalja e tretë, pasi dy të tilla i mora në Europian.

Çfarë synoni në Europianin e këtij viti?

Të kem rezultate të shkëlqyera dhe të shtoj gjithnjë e më shumë medaljet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"