“Medalja e Tiranës”, kryebashkiaku Veliaj nderon kampionin Donald Suxho

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 20:38

“Medalja e Tiranës”, kryebashkiaku Veliaj nderon kampionin Donald Suxho

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur dje në një takim në zyrën e tij, Donald Suxhon, ish-volejbollistin e mirënjohur. Suxho, me një karrierë të madhe si pjesëmarrës në kampionatet botërore dhe Lojërat Olimpike, duke qenë edhe kapiten i SHBA-së, është vlerësuar me “Medaljen e Tiranës” nga kryebashkiaku.

suxho

“Shumë i lumtur që prita Kampionin Olimpik në volejboll, Donald Suxhon, një djalë shembull se si me punë e përkushtim mund të bësh gjithçka. Me Tiranën si Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023 kemi shumë punë të mira përpara, për ta kthyer marrjen me sport në mënyrë jetese për fëmijët dhe të rinjtë”, deklaroi ndër të tjera Veliaj gjatë takimit.

suxho2

Suxho, siç dihet, i ka hedhur hapat e parë në volejbollin shqiptar, ku në vitet 1992-1994 ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi, përkrah Roland Tares, Artan Kamberit, Bledar Doçit, Judmir Kominit, Naim Limanajt etj, për të veshur më pas me sukses edhe fanellën e SHBA-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"