Medalist botëror dhe europian i vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Sportit”/ Ilir Suli rikthehet pas shumë kohësh, 40-vjeçari emërohet trajner i Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:47

Medalist botëror dhe europian i vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Sportit”/ Ilir Suli rikthehet pas shumë kohësh, 40-vjeçari emërohet trajner i Kamzës

Skuadra e Kamzës ka emëruar në drejtim të ekipit një emër shumë të madh të shtangës shqiptare. Ilir Suli është trajneri i ri i peshëngritjes së kësaj skuadre.

Ilir Suli trajner i Kamzes

Lajmin e ka dhënë vetë klubi sportiv Kamza, me anë të një publikimi në rrjetet sociale, ndërsa Suli ka nisur punën me skuadrën. Suli, siç dihet është një prej sportistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë peshëngritja shqiptare. Me vendin e pestë në Lojërat Olimpike “Sidnei 2000”, ai regjistroi rezultatin më të lartë për kohën, për sa i përket arritjeve të Shqipërisë në Olimpiada.

Ilir Suli

Ilir Suli është gjithashtu medalist botëror dhe europian, si dhe është vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Sportit”. 40-vjeçari rikthehet kështu pas shumë kohësh të kontribuojë në sportin ku ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, teksa do të ketë shumë për t’iu mësuar brezit të ri shtangistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"