“Me Zidanin nuk po kuptohesha prej gjuhës”, Joviç pas rikthimit në Gjermani: Ja pse dështova te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 15:04

“Me Zidanin nuk po kuptohesha prej gjuhës”, Joviç pas rikthimit në Gjermani: Ja pse dështova te Reali

Luka Joviç është rikthyer më i karikuar se kurrë te Frankfurti dhe thotë se nuk po e mendon kalimin në Madrid në fundin e sezonit. Ai shpjegon disa nga arsyet pse nuk u përshtat në Spanjë dhe flet për trajnerin Zidan.
1297958201.0
FRANKFURTI – “Jam shumë i lumtur që u riktheva. Jam në formë dhe kjo duket në fushën e lojës. Te Reali shënova vetëm 2 gola në të gjithë aventurën, ndërsa tani kam shënuar 3. Qyteti, klubi dhe ekipi janë për mua”.

REALI – “Pata fat të keq. Dëmtimet nuk më lanë që të luaja, por edhe problemet e tjera private më penalizuan. Ishte një fat i madh për mua që u stërvita me lojtarët më të mirë të botës dhe kam fituar shumë eksperiencë prej tyre. Tani ndihem lojtar më i mirë. Pavarësisht se nuk pata vazhdimësi në terrenin e lojës, kam pasur shumë gjëra pozitive në Madrid”.

PËRSHTATJA – “Mendoj se nuk u përshtata sepse luajta shumë pak kohë. Nuk është kurrë e lehtë në një skuadër si Reali i Madridit, ku ka presion të madh. Për këtë arsye mendova se do të ishte lëvizja e duhur rikthimi në Gjermani”.

RIKTHIMI – “Nuk dua të shoh shumë nga e ardhmja. Jam i përqendruar te Frankfurti për të gjetur formën dhe për të arritur në 100%. E di që jam një lojtar i mirë dhe do të përmirësohem”.
GJUHA – “Fillova të mësoj spanjisht aty te Reali, por tani nuk po marr më mësime dhe leksione”.

ZIDAN – “Nuk dua që të futen në detaje. Trajneri i Realit, por edhe i Frankfurtit janë shumë të zotët. Zidan është i zoti në nivelin personal, por e kam më të lehtë që të komunikoj me Adin në anglisht. Nuk e zotëroja mirë spanjishten dhe nuk mund të flisja mirë me Zidanin. Këto detaje sigurisht që të vështirësojnë gjithçka”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"