“Me zemër të thyer që…”, Granit Xhaka motivon shokët e skuadrës para ndeshjes me Spanjën: Të vazhdojmë të shkruajmë historinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2021 | 21:16

“Me zemër të thyer që…”, Granit Xhaka motivon shokët e skuadrës para ndeshjes me Spanjën: Të vazhdojmë të shkruajmë historinë…

Granit Xhaka do të jetë mungesa e madhe e Zvicrës në përballjen ndaj Spanjës që do të luhet më datën 2 korrik.

Xhaka666

Për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kapiteni shqiptar i helevetëve, ndihet tepër i trishtuar që nuk do të kontribuojë në këtë ndeshje historike për Zvicrën. Xhaka në rrjetin e tij social, Instagram ka postuar një fotografi me një mesazh për bashkëlojtarët.

“Me zemër te thyer që nuk do të mund të luaj nesër, por kam besim të plotë që do ta kryejmë punën. Ajo çfarë kjo skuadër ka është e veçantë dhe do të shkojmë e të japim absolutisht gjithçka që të vazhdojmë të bëjmë historinë”, përfundoi Granit Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"