“Më vjen turp që fitoj kaq shumë miliona”, Bufon: Zgjodha Serinë B kundrejt… ‘Topit të Artë’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:54

“Më vjen turp që fitoj kaq shumë miliona”, Bufon: Zgjodha Serinë B kundrejt… ‘Topit të Artë’

Vendimi për të qëndruar në Serinë B me Juven? Në një botë të mbushur me fjalë, ai ishte rasti për t’u dhënë një sinjal të fortë fëmijëve që kultivojnë që në vegjëli pasionin për futbollin”. Xhanluixhi Bufon, portieri i Juvenusit, ka folur në skenën e eventit “Trofeu Anjeli 2019”, në të cilin pasi u vlerësua u ndal të kujtonte edhe disa momente kulminante të karrierës. 

bufon

“Në vitin 2006, menjëherë pasi kisha fituar edhe Botërorin, më erdhi vetiu të jepja një sinjal të fortë dhe të isha i pari që të hiqja dorë nga diçka e rëndësishme. Në atë moment vërtet po hiqja dorë nga gjëra, që mund të mos më ktheheshin më mbrapsht në karrierë. Isha 28 vjeç, në pikën më të fortë të karrierës. Të gjitha fotot më pasqyronin me Kupën e Botës në duar dhe isha në garë për ‘Topin e Artë’. Dhe nëse do të kisha zgjedhur çdo klub tjetër të madh në botë, cilindo, mund ta kisha fituar. Por papritur, në kokë më kalonte vetëm një mendim: isha i bindur se duke qenë zemërgjerë kundrejt të tjerëve, jeta do të më kishte kthyer mbrapsht gjithçka. Dhe sot, nëse vazhdoj të jem pjesë e Juves dhe e futbollit, ndonëse 42 vjeç, është vetëm falë asaj zgjedhjeje që bëra 14 vite më parë”.

bufon

“Duke u rikthyer te të rinjtë, portieri i Juves vazhdon. “Disa javë më parë shkova për të bërë një reklamë. Së bashku me mua ishin çiklisti Ivan Baso dhe dy basketbollistë italianë. I shihja dhe mendoja: ndihem në siklet, gati më vjen turp përse në Itali ka aq shumë sportistë të tjerë, që edhe pse kanë fituar sa mua në sportin që kanë përfaqësuar Italinë, madje edhe medalje të arta të papërsëritshme, nuk kanë pasur fatin që të jenë aq të famshëm, apo të kenë fituar aq shumë miliona euro sa unë. Ky fakt më lë një shije të keqe brenda meje, sepse sporti duhet të përfaqësojë një meritokraci të barabartë, qoftë edhe financiarisht”, përfundoi Xhixhi Bufon.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"