“Më vjen mirë që shpëtoi Vllaznia”, trajneri Plori: Kisha emocione kundër këtij stadiumi, ja për kë bëri tifo babai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 21:30

“Më vjen mirë që shpëtoi Vllaznia”, trajneri Plori: Kisha emocione kundër këtij stadiumi, ja për kë bëri tifo babai…

Besëlidhja humbi shansit për t’u ngjitur në Superiore, teksa u mposht nga Vllaznia në finale, me rezultatin 3-1. Dominim i shkodranëve në këtë përballje, ndaj lezhianëve që drejtohen nga trajneri Elvis Plori. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat ia u shpreh:

Plori

Një ndeshje emocionuese që në fund ia doli Vllaznia. Prisnit një rezultat ndryshe?

E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse diferencat dallohen mes Superligës dhe Kategorisë së Parë. Ashtu siç shkoi loja, të jem i sinqert prisja diçka më tepër nga skuadra, një marsh ndryshe. Ishte një sfidë që me domosdoshmëri e do fitoren. Mendoja që Vllaznia do tërhiqej kur ishim 2-1, minutat e fundit i mendoja më ndryshe.

U ndëshkuam në momentin që nuk duhej. Më vjen mirë që shpëtoi Vllaznia, nuk e doja të isha me Vllazninë në këtë ditë, por më vjen keq që nuk dola me Besëlidhjen, sepse kemi berë një punë të shkëlqyer. Kemi bërë një kampion shumë të mirë, jam i kënaq me djemtë, pavarësisht se nuk dolëm, dhamë gjithçka aq sa kishim fuqi.

A do të vazhdojë Plori të qëndrojë te Besëlidhja?

Për momentin kontra më ka mbaruar, presidenti ka shprehur një dëshirë, do të ulemi të bisedojmë. Do shikojmë projektin, jam një natyrë shumë kërkues. Kërkoj që me skuadrën që marr të realizoj objektivin. Jam i zhgënjyer që nuk e realizuam objektivin. E quaj dështim, kur ndërtoj një skuadër për të dalë në Superiore dhe nuk shkojmë. Do flasim dhe do të shikojmë.

E quani dështim humbjen me Vllazninë?

E quaj dështim sepse nuk dola në Superligë!

Dështuat ju, por fitoi babai juaj, tifoz i Vllaznisë…

Është e vërtetë! Edhe gjatë gjithë javës i kam gjetur vend në stadium për të parë ndeshjen. Nuk ka pranuar, ka pasur emocione. Nuk ka për të hyrë kurrë në shkallët e stadiumit.

Vitin tjetër pritet të jetë një Vllazni e madhe, çfarë duhet të ndryshojë?

Do të ndryshojë, me patjetër që do të ndryshojë. Afrimi i donatorit do të bëjë një marsh tjetër. Po të shikosh buxhetin, skuadrat e tjera e kanë pasur më të vogël. Por nga kërkesa e madhe e llogarisë, kanë arritur më tepër.

Do të ishin pjesë e Vllaznisë në qoftë se ju vinte një ofertë?

Vllaznisë është vështirë t’i thuash jo, është një klub i madh. Është skuadra e zemrës sime, pavarësisht se jam 10 vite rrugëve. Gjithesi do të shikojmë.

Kemi kaluar një kohë pandemie, jemi debitorë edhe ndaj familjeve. Asnjë ditë pushim nuk kemi bërë. Do të shohim pak pastaj vendosim. Kisha emocion kundër këtij stadiumi. Ndërsa përballë nuk është hera e parë që kam trajnera shkodranë. I uroj gjithë të mirat trajneri Dedja. E realizoi objektivin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"