“Më vjen mirë që nënvlerësohemi”, Aleksi rikthehet si kundërshtar aty ku shkëlqeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:51

“Më vjen mirë që nënvlerësohemi”, Aleksi rikthehet si kundërshtar aty ku shkëlqeu

Albano Aleksi ishte dje në krah të trajnerit Shkëmbi gjatë konferencës për shtyp. Për mesfushorin ndeshja e sotme është shumë e veçantë, për vetë faktin se ai iu bashkua Teutës pas katër sezoneve radhazi me fanellën e Luftëtarit.

aleksi teuta

“Normalisht që është një ndeshje shumë e veçantë për mua, pasi kam luajtur për katër vite në Gjirokastër dhe ruaj kujtime shumë të mira. Shpresojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të arrijmë të qëndrojmë në vendet e para”, theksoi fillimisht mesfushori fierak, i cili është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës durrsake.

I pyetur për faktin nëse ndeshja bëhet më e vështirë pasi ish-skuadra e tij, Luftëtari, i ka pikët jetike, Aleksi u shpreh: “Siç u duhen atyre pikët, na duhen edhe neve. Jemi stërvitur mirë këtë javë. Synojmë fitoren, pasi vetëm kështu mund të qëndrojmë në pozicionet ku dëshirojmë në renditje”. Në fund, i pyetur nëse skuadra e ka potencialin e duhur për të qenë mes pretendentëve, titullari i durrsakëve dha një përgjigje domethënëse, duke dhënë një mesazh edhe për rivalët.

albano aleksi

“Patjetër që kemi cilësinë dhe ekipin e duhur. Jemi grup shumë i fortë, por mua më vjen mirë që disa nga skuadrat nuk na marrin parasysh, duke mos na parë si pretendentë. Për këtë arsye ne besojmë se mund të ecim më shumë se ekipet e tjera që luftojmë për kreun”, përfundoi Aleksi, i cili ka deklaruar për “Panorama Sport” se nëse do të shënojë sot, nuk do të festojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"