“Më vjen keq për Arsenalin”, drejtori i Milanit nuk i kursen fjalët për londinezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 17:09

“Më vjen keq për Arsenalin”, drejtori i Milanit nuk i kursen fjalët për londinezët

Arsenali do të jetë prova e parë e vërtetë e Milani nëse dëshiron të të bëjë të vetin trofeun e Ligës së Evropës, sepse deri më tani kundërshtarët e kuqezinjve kanë qenë të një niveli më të dobët se ata.

mirabeli gatuzo

Drejtuesit e Milanit e kanë pritur të qetë shortin që i vendosi përballë “topcinjve”. Drejtori sportiv, Mirabelli, teksa foli për vështirsinë e përballjes tha me shaka:  “Më vjen keq për Arsenalin”.

donaruma abiati

Ndërsa, një tjetër drejtues i Milanit, Kristian Abiati, ka kërkuar nga mbështetje nga tifozët për këtë sfidë:

“Në një takim të tillë kërkohet edhe mbështetja e tifozëve për ta kaluar kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e bukur. Ky grup mund t’i kalojë anglezët. Edhe tifozët do të japin ndihmën e tyre”, tha Abiati.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"