“Më vjen keq kur shoh Milanin kaq poshtë në renditje”, ish-sulmuesi kuqezi: Milani të rinisë vetëm me këta lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 6, 2020 | 22:34


“Më vjen keq kur shoh Milanin kaq poshtë në renditje”, ish-sulmuesi kuqezi: Milani të rinisë vetëm me këta lojtarë

Ish-sulmuesi i Milanit, Xhuzepe Inkoçati ka deklaruar për “Tuttomercato” se kuqezinjtë fillimisht duhet të gjejnë balancën për sa i përket stafit drejtues, nisur nga problemet e shumta këtë sezon.

inkocati

Sipas 56 vjeçarit, Milani duhet të riniset nga Teo Hernandez, Romanjoli, Donaruma dhe Benaser. Ai gjithashtu foli dhe për Ibrahimoviçin, duke theksuar se Milik nuk mundet ta zëvendësojë dot suedezin.

inkocatiii

“Fillimisht duhet të gjendet balanca në stafin drejtues. Do të rinisesha me Hernandezin, Romanjolin, Donaruman dhe Benaserin.

milan

Milik nuk mendoj se është i duhuri për të zëvendësuar Ibrën, as për sa i përket cilësisë, as për sa i përket personalitetit. Uroj që Milani dhe tifozët të rikthehen në lavdinë e mëparshme, sepse nuk mund ta shikosh dot Milanin kaq poshtë në klasifikim,” tha Inkoçati.

 

 

PANORAMASPORT.AL 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com