“Më vendosi pistoletën në ballë”, rrëfimi tronditës i ish-bashkëshortes për italianin Çipolini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 18:05

“Më vendosi pistoletën në ballë”, rrëfimi tronditës i ish-bashkëshortes për italianin Çipolini

Sabrina Landuçi, ish-bashkëshortja i çiklistit italian Mario Çipolini rrëfen ferrin e përjetuar me 52-vjeçarin, që vazhdonte ta përndiqte edhe pas ndarjes.

cIPOLINI LANDUCI

Para gjykatës, ku tashmë Çipolini akuzohet për përndjekje, dhunë dhe keqtrajtim, Sabrina Landuçi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortit.

mario-cipollini-2018-twitter

“Më vendosi pistoletën e mbushur në ballë. Më ndiqte me makinë, më rrihte dhe më ofendonte vazhdimisht edhe pasi ne ishim ndarë. Katër vitet e fundit të bashkëjetesës me të ishin një ferr i vërtetë”, deklaroi ndër të tjera Sabrina Landuçi.

Landuci

Kujtojmë se çifti është martuar në vitin 1993, ndërsa krisja e marrëdhënies mes tyre nisi gjatë vitit 2005, kur Çipolini filloi një flirt me modelen Magda Gomes. Më pas ata tentuan të ribashkohen por pa sukses. Mario Çipolini dhe Sabrina Landuçi kanë edhe dy vajza.

cip2_MGZOOM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"