Me t’u kthyer nga funerali i nënës, Guardiola vendos të bëjë një gjest të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:14

Me t’u kthyer nga funerali i nënës, Guardiola vendos të bëjë një gjest të madh

Pep Guardiola do të bëjë një gjest tjetër njerëzor pas dhurimit të 1 milion eurove për luftën ndaj koronavirusit në betejën mjekësore me këtë virus në Barcelonë. Aktualisht, trajneri i Mançester Sitit ndodhet në vendlindje për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij, e cila u nda nga jeta ditën e hënë për shkak të Covid-19.skysports-pep-guardiola-manchester-city_4917908

Dolors Sala Carrio humbi betejën me koronavirusin në moshën 82-vjeçare. Koronavirusi ka marrë më shumë se 3000 jetë në Katalonjë, ndërsa viktimat në Spanjë kanë kaluar shifrën 13 mijë. Muajin e shkuar, ish-trajneri i Barcelonës dhuroi 920 mijë paund për fondacionin “Angel Soler Daniel”, për të luftuar koronavirusin në vendlindjen e tij.

“The Times” zbulon se me t’u kthyer në Mançester, stafi teknik i kampionëve të Anglisë ka vendosur që të ulë rrogat, duke përfshirë edhe teknikun 49-vjeçar, por edhe administratorin Ferran Soriano dhe drejtorin sportiv, Txiki Begiristain.Guardiola-2

Shtypi zbulon se Guardiola dhe pjesëtaret e tjerë të stafit kanë mbajtur diskutime jozyrtare për uljen e rrogës gjatë pandemisë për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të krizës financiare që po shkakton ndërprerja e sezonit.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"