Me tri mungesa në ekip, Marantas sajon formacionin e Luftëtarit për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 10:13

Me tri mungesa në ekip, Marantas sajon formacionin e Luftëtarit për Partizanin

Luftëtari mbylli përgatitjet për Partizanin me seancën e paradites së djeshme në fushën e stadiumit “Gjirokastra”.

luftetari

Një seancë e projektuar për të konfiguruar 11-shen, me të cilën Luftëtari do të përballojë të kuqtë në “Selman Stërmasi”. Pas ushtrimeve të zakonshme, trajneri Marantas dhe ndihmësi i tij Novi nuk hezituan t’i ndanin lojtarët në dy formacione, me qëllim rregullimin dhe evidentimin e gabimeve të fundit.

Fillimisht, trajneri përzgjodhi 11-shen e parë, në përbërje të së cilës ishin: Paiteris, Qato, Kukaj, Isufi, Lala, Açka, Rrapo, Hyseni, Lika, Dushkaj dhe Vyent. Ky mendohet të jetë dhe formacioni i mundshëm ndaj Partizanit, por nuk përjashtohen dhe lëvizjet e mundshme nga trajneri Marantas.

fas

Renja është rikthyer nga penalizimi, por jo në gjendjen e duhur optimale. Luftëtarit do t’i mungojë Aurel Demo, i dëmtuar, Prikas i skualifikuar dhe Realdo Fili i pezulluar nga drejtuesit e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"