Me tre të verdhë, ja kush rrezikon pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 11:24

Me tre të verdhë, ja kush rrezikon pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit

Tirana dhe Partizani luajnë derbin e tretë për këtë sezon, ditën e premte në orën 19:00. Skuadrat vijnë me mungesa për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh të brendshme, por asnjë për shkak kartonësh. Pas kësaj Tirana do të udhëtojë në Vlorë e Partizani do të presë Teutën. 

tirana

Me tre kartonë në derbi do të futen Kale, Torasa, Vangjeli, Hoxhallari dhe Ngo, të cilët nëse ndëshkohen me një të verdhë, do të mungojnë me Flamurtarin.

partizani

Për të kuqtë, Bardhi, Belica, Trashi dhe Solomon do të rrezikojnë Teutën në rast ndëshkimi me të verdhë përballë Tiranës. Sigurisht që në derbi luhet gjithçka për gjithçka dhe vlen mbase edhe më shumë sesa vetëm 3 pikë, por me ngjeshjen e kampionatit, çdo ndeshje ka rëndësi të veçantë, kësisoj edhe Flamurtari e Teuta do të jenë përballje me rëndësi për kryeqytetaset.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"