Me Tiranën për 1 vit e gjysmë, sulmuesi finlandez mbërrin në Shqipëri. Ja kur do t’i bashkohet skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 21:55

Me Tiranën për 1 vit e gjysmë, sulmuesi finlandez mbërrin në Shqipëri. Ja kur do t’i bashkohet skuadrës

Sulmuesi i ri i Tiranës, Tim Vairinen mbërriti sot në Shqipëri. 27-vjeçari finlandez, i cili ka firmosur kontratë 1.5 vjeçare u prit nga drejtori i klubit bardheblu Tefik Osmani. Tirana njofton se ish-futbollisti i Helsinkit është akomoduar nga stafi i Tiranës.
140925147_2787548708167900_6278970206569493496_o
Vairinen do t’u bashkohet në stërvitje kampionëve në fuqi të Shqipërisë pas derbit të nesërm me Partizanin. Vairinen konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Tiranën.

NJOFTIMI I TIRANËS

Tim Väyrynen mbërriti këtë pasdite në Tiranë. Shtatlarti u prit në aeroportin e Rinasit nga stafi i ekipit nga ku u dërgua më pas të akomodohej. Lojtari është tashmë i gatshëm për t’u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Dede. Pas ndeshjes së nesërme ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën e rradhës. #welcome
SCREEN

EKSKLUZIVE/ Zbulohet paga e majme, ja sa do të përfitojë sulmuesi finlandez i Tiranës

ZYRTARE/ Një sulmues kampion i Finlandës, Tirana bën tjetër goditje në merkaton e dimrit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"