“Me Tiranën ishte dy herë më e rëndësishme”, Martini e thotë hapur: Teuta do luftojë deri në fund për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 15:53

“Me Tiranën ishte dy herë më e rëndësishme”, Martini e thotë hapur: Teuta do luftojë deri në fund për titullin

Trajneri i Teutës, është shprehur se është i lumtur për atë që tregoi skuadra e tij në fushë ndaj Tiranës, ku triumfoi 1-0. Për “Gol pas Goli”, Martini u shpreh se skuadra e tij është padyshim për titullin kampion, për të cilin shprehet se do të jetë një garë e ashpër.

martini

“Unë i kam dhënë edhe më parë, që të rëndësishme në ndeshjet e para janë pikët. Më vjen keq për ndeshjen me Skënderbeun, por tashmë është një histori e mbyllur. Duke ditur që kishim Tiranën përballë, ishte 2 herë më e rëndësishme, pasi luanim përballë kampionëve. E gjithë skuadra është e kompletuar dhe ka eksperiencën e duhur. Di të vuajë dhe të krijojë rrezik. Edhe pjesa e parë dhe e dyta, kishin nevojë për më mirë. Megjithatë jemi ende larg asaj ku ishim në fundin e sezonit të kaluar. Tirana kishte disa raste për shënim, por edhe në përveç golit kishim raste të tjera.

Në pjesën e parë ndaj Skënderbeut kishim 4-5 raste, për të shënuar dhe pësuam një gol aksidental. Pas shënimit të golit na u duk sikur e fituam ndeshjen. Sot arritëm të nervozojmë kundërshtarin, dhe të gjithë bëmë shumë mirë. Titulli? Që në ndeshjen e parë e kam thënë që jemi për kampion. Unë në vetvete jam i bindur që kemi një skuadër për kampion. Kemi afruar lojtarë me cilësi. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë kërkojmë. Do të jetë një luftë e ashpër për titullin, por ne do jemi aty”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"