“Me Tiranën do të jetë një betejë”, trajneri i Vllaznisë: Prova e vërtetë me bardheblutë? Çdo ndeshje për ne është e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 13:27

“Me Tiranën do të jetë një betejë”, trajneri i Vllaznisë: Prova e vërtetë me bardheblutë? Çdo ndeshje për ne është e veçantë

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç e konsideron sfidën e nesërme me Tiranën në “Loro Boriçi” një betejë të vërtetë. Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman shtoi se e rëndësishme është që skuadra e tij të jetë e motivuar dhe të tregojë më të mirën ndaj kampionëve të Shqipërisë.
brdaric

Ndër të tjera Brdarric, theksoi se çdo sfidë për Vllazninë është e veçantë, pa bërë dallim mes rivalëve.

“E kaluara dhe e tashmja te Vllaznia – Duhet të përqëndrohemi te gjërat thelbësore, jo tek ato që kanë ndodhur në të kaluarën.

Atmosfera në skuadër – Mjaft mirë, lojtarët kanë besim. Po punojnë shumë fort për të arritur qëllimin.

E di që vëmendja është te ndeshja e nesërme. Duhet të dimë dhe të jemi të sigurtë. Luajmë nesër me kampionin, e dimë që duhet të jemi të përulur dhe të thjeshtë dhe shumë të motivuar për të luajtur kundër tyre. Duhet të sigurohemi kush jemi dhe të jemi vendimtarë.

Prova e vërtetë – Jo, nuk është kjo prova e vërtetë. Kur kemi hapur këtë kapitull, jemi të përqëndruar. Çdo ndeshje për ne është e veçantë. E di çfarë rëndësie ka për qytetin, por është vetëm një ndeshje. Duhet të dimë si ta menaxhojmë.

Rivali – Kemi shumë respekt për kundërshtarin. Për mua është vendimtare mënyra si duhet të përgatitemi. Jemi mirë. Është një ndjesi e mirë, e di që kemi një mundësi për të marrë 3 pikë. Do ta shijojmë këtë ndeshje.

I kënaqur me barazimin – Po luftojmë për pikë. Do ta shikojmë pas takimit nëse kemi marrë atë që duam. Do të luftojmë shumë, do të jetë një betejë e vërtetë. E dimë si do të luajmë kundër tyre. Nuk duhet të flasim shumë, por të bëjmë një paraqitje të mirë”, deklaroi Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"