“Më thonin rrugaç dhe vagabond”, blerja e bujshme e Barcelonës rrëfen jetën e tij: Lypja rrugëve, jam rritur mes krimit dhe drogës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 14:35

“Më thonin rrugaç dhe vagabond”, blerja e bujshme e Barcelonës rrëfen jetën e tij: Lypja rrugëve, jam rritur mes krimit dhe drogës!

Rafinja është një nga lojtarët e fundit që iu bashkua Barcelonës në merkaton e verës. Për afrimin e tij nga Lidsit, klubit spanjoll iu desh të paguante 60 milionë euro (48+12).

RAFINJA

Me të mbërritur në “Camp Nou” ai është bërë protagonist me Barcelonën. Ndërkohë, që ai ka bërë një rrëfim të veçantë për rrjetin mediatik “UOL Esporte” në Brazil.

Ai ka treguar për fëmijërinë e tij, një histori si e shumë fëmijëve brazilianë, të cilët nuk kanë pasur një jetë të thjeshtë, që janë rritur nëpër lagje problematike, ku nuk është e lehtë t’u shmangesh veseve e ngatërresave. Në intervistën e tij për “UOL Esporte”, ai flet për vështirësitë e jetës së tij.

“Në fakt do të ishte e padrejtë të thuash se kam qenë i uritur në jetën time, prindërve të mi nuk u mungonte kurrë ushqimi në shtëpi. Thënë kjo, shpesh pas stërvitjes, ndaloja në rrugë dhe u kërkoja njerëzve të më blinin diçka për të ngrënë.

Kishte nga ata që më ndihmonin, të tjerë më thoshin rrugaç, vagabond. Nuk kishte asgjë për të bërë, e vetmja gjë që bëja ishte të prisja që të vinte autobusi që të më çonte në shtëpi ku mund të ushqehesha. Asokohe kujtoj se isha 12-14 vjeç”, ka rrëfyer braziliani.

Në këtë kuptim, Rafinja tregon se: “Fillimet e mia janë të vështira, por doja të përmbushja ëndrrën time. Më duhej të shkoja të stërvitesha në një vend larg shtëpisë. Isha 8-9 orë larg nga shtëpia. Mezi më mjaftonin paratë për autobusin, nuk fusja gjë në gojë për 8-9 orë”.

Përtej këtij episodi, sulmuesi nga Porto Alegre detajon gjithashtu se si ishte jeta e tij në Restinga, një lagje në pjesën jugore të kryeqytetit të Rio Grande do Sul.

“U rrita në një komunitet ku krimi dhe trafiku i drogës ishin përditshmëri e zakonshme, por isha i fortë për të mbajtur fokus intim: të bëhesha futbollist. Nëse sot flasin për ‘magjinë’ time në futboll, them… kjo është magjia e vërtetë, që iu shmanga rrugës dhe veseve”.

Sulmuesi i krahuti Barçës e pranon se nuk ishte e lehtë të shmangie komunitetin ku jetonte.

“Gjatë adoleshencës sime, në lagjen time,kishte shumë mundësi të tjera për të siguruar një pasuri të shpejtë. Shumë nga shokët e mi të fëmijërisë humbën në botën e krimit dhe të trafikimit të drogës…

Ishin shokë të talentuar, më të mirë se unë në futboll, por që iu futën një biznesi tjetër”, ka rrëfyer Rafinja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"