“Më thonë se luaj te Lacio prej Tares”, rrëfimi i Strakoshës si lider: Më futen të dridhurat kur mendoj se do luaj në…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 14:51

Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

“Më thonë se luaj te Lacio prej Tares”, rrëfimi i Strakoshës si lider: Më futen të dridhurat kur mendoj se do luaj në…

Nga babai tek i biri, tashmë do të jetë radha e Tomas Strakoshës të mbrojë portën e Shqipërisë në mbrëmjen e së dielës, një natë historike për kuqezinjtë, që do kenë përballë Francën kampione bote, por edhe në inaugurimin e stadiumit të ri, i ringritur nga rrënojat e “Qemal Stafës”, siç quhej stadiumi i vjetër” – kështu nis artikulli i kushtuar nga “Corriere dello Sport” për portierin e Kombëtares, Tomas Strakosha.

tomas strakosha

Media italiane ka zhvilluar një intervistë të gjatë me gardianin e Lacios, ku ai flet për aventurën e tij në klubin kryeqytetas, por edhe për emocionet që tashmë ka si portier titullar te Shqipëria.

PORTIER I SHQIPËRISË – Presim kampionët e Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të testosh veten, dhe përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit. I bukur, modern, dhe i sapo rinovuar. Maksimumi për një lojtar futbolli. Dhe kur mendoj se im atë ka luajtur në stadium e vjetër, përjetoj një emocion të veçantë.

Foto-dhe-Thomas-Strakosha

KUJTIMET NGA BABAI – Koha fluturon, por ato kanë qenë emocione të bukura. Ndeshja e tij e lamtumirës për Shqipërinë, dhe unë isha në tribunë me familjen. Kur mendoj se jam profesionist tani dhe mbroj portën e Kombëtares në të njëjtin stadium të rikonstruktuar, më futen të dridhurat. Ishte ndeshja e Shqipërisë kur fitoi me Greqinë 2-1, kampionët e Europës. Isha 10 vjeç. E kisha vendosur se do bëhesha portier kur të rritesha. Në fund të ndeshjes, nuk u futa dot në fushë. Mamaja ime u sigurua që babai të festonte në fillim me skuadrën, më pas me familjen. Mbaj mend trajnerin Brigel. Babai im donte të tërhiqej, por trajneri e shtyu që të vazhdonte dhe për disa kohë.

ZHGËNJIM TE LACIO – Që kur kam nisur të luaj te Lacio, kam pasur 3 zhgënjime. E para, humbja me Juven në finalen e Kupës. Më tej, disfata ndaj Salcburgut në Europa Ligë, por kryesore është lënia jashtë Champions-it në 20 maj, në humbjen ndaj Interit. Erdha nga një javë “ferri”, pas një dëmtimi në shpinë. Nuk duhej të luaja në teori, kisha frikë se nuk ndihmoja dot ekipin. Shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Por ai shok, ishte ndjesia më e keqe në karrierë.

tomas strakosha

PRITJA MË E BUKUR – Penalltia që i kam pritur Dibalës në “Alianz Stadium”, veçanërisht për domethënien që kishte për atë moment të ndeshjes, në minutën e fundit. Nuk kishim fituar në Torino prej 15 vitesh.

PENALLTI DHE JO VETËM – Po përpiqem të përmirësohem në çdo gjë, nuk e konsideroj veten një specialist penalltish, por shpresoj të bëhem një i tillë. Nuk ka sekrete të mëdha për penalltitë. Me Grixhonin studiojmë goditësit dhe vendosim nga do hidhem. Në fushë preferoj të mos pësoj, se sa të  bëj 8 pritje dhe të pësosh 2 gola. Të vjen keq kur pëson 2 gola, edhe kur ke luajtur mirë. Të mbash portën pa prekur ka më shumë rëndësi.

KRITIKAT – Nuk i dëgjoj shumë. Kur më thonë se luaj te Lacio vetëm sepse edhe drejtori Tare është shqiptar, mendoj me vete: ‘Më mirë të më kritikojnë mua, sesa të gjithë ekipin’. Janë gjithmonë paragjykime.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com