“Më thanë se dashuria që të fal Roma është e pabesueshme”, futbollisti i verdhekuqve në dilemë për të kthyer në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 22:22

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Premier Liga Seria A

“Më thanë se dashuria që të fal Roma është e pabesueshme”, futbollisti i verdhekuqve në dilemë për të kthyer në Angli

Mbrojtësi anglez Kris Smalling do ta ketë të vështirë në fund të sezonit për të vendosur nëse do të rikthehet te Mançester Junajtid, siç e parashikon kontrata, apo do të bindë klubin për të vazhduar me Romën përfundimisht.

Lukaku dhe Smolling Inter-Roma

Ja reagimi i 30 vjeçarit anglez për mikrofonin e Sky Sport: “Kur mbërrita në Itali isha i emocionuar dhe i shqetësuar, sepse nuk e dija çfarë më priste. Vend i ri, eksperiencë e re. Por, duke pasur parasysh mënyrën se si shkoi kjo aventurë, dashurinë që kam marrë veçanërisht nga tifozët dhe nga të gjithë në Romë, e di që do të jetë një vendim interesant ai i të ardhmes time. Shokët e skuadrës më kanë thënë që nëse jap gjithçka në fushë, atëherë dashuria që do të më dhurojë ky qytet është e pabesueshme. Shpresoj të vazhdojë për një kohë të gjatë kjo gjë.”

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com