“Me Teutën duhej të paktën barazim”, Egbo: Largimi i Kobinas? Pyesni drejtuesit, është humbje për kampionatin shqiptar nëse ikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 11:17

“Me Teutën duhej të paktën barazim”, Egbo: Largimi i Kobinas? Pyesni drejtuesit, është humbje për kampionatin shqiptar nëse ikën

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo e konsideron humbje të madhe për kampionatin shqiptar nëse largohet lojtari i tij Uinful Kobina, i cili përflitet se do të transferohet jashtë vendit.
EGBO56
Përpara ndeshjes së nesërme në Kupën e Shqipërisë me Korabin, tekniku bardheblu u shpreh se shitja ose jo e Kobinas është çështje që duhet të pyetet klubi. Ai shtoi se shpreson që klubi të transferojë një lojtar tjetër në janar nëse anësori ganez shitet.

Egbo foli dhe për humbjen e fundit në kampionat me Teutën. Ai beson se sfida me durrsakët nuk duhej humbur.

“Ndeshja me  Teutën – Normalisht, që është një ndeshje që s’duhej ta humbisnim minimalisht, të ndahej me barazim. Kemi ndeshje nesër, aty jemi më shumë të përqëndruar. Kampionati është i gjatë. Kemi parasysh që kemi bërë analiza që si humbëm dhe çfarë nuk bëmë mirë, dhe ç’do bëjmë më tej. Mendjen e kemi te kupa, pastaj te kampionati.

Mungesat – Normal, sa më shumë lotjarë të kemi, aq më mirë është. Që të jemi më të freskët duhet të pushojmë disa lojtarë. S’kemi çfarë të bëjmë. Me ata që kemi, me ata do të përballemi nesër.
kobina

Kobina – Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e klubit, jam trajner brenda fushe, jashtë saj nuk e di se çfarë ndodh.  Ju e dini që lajmin e largimit të tij e kanë nxjerrë në Ganë. Nëse largohet, nuk kemi çfarë të bëjmë, kemi lojtarë të tjerë. Shpresojmë që të ketë mundësi të marrim një tjetër. Ai është nga të mirët e kampionatit. Do jetë për mungesë për kampionatin, jo vetëm për Tiranën.

Të rinjtë nesër në fushë – Nuk ka ndeshje të lehtë dhe të vështirë, e bën ekipi. Nëse e nënvlerëson rivalin, bëhet takim i vështirë. Mund të jetë e lehtë apo jo, për mua është njësoj. Nëse e vlerëson ekipin maksimalisht, merr maksimumin. Ata që futen, dueht të marrin maksimumin.

Bilanci – Kanë qenë takime të ndryshme. Me Kukësin, qarkulluam topin, administruam ndeshjen. Duhet të shikojmë si na bëjnë presion, si t ë nxjerrim topin. Duhet të mësojmë dhe tëp unojnë”, përfundoi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"