Më të shtrenjtët e Superiores edhe pa afrime, zbulohet vlera e konsiderueshme e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 18:04

Më të shtrenjtët e Superiores edhe pa afrime, zbulohet vlera e konsiderueshme e Partizanit

Partizani e ka të ndaluar të bëjë afrime, kështu që rikthimi nga huazimi i Jasir Asanit, Lukas Kardozos dhe Dionis Çikanit mbeten përforcimet e vetme për të kuqtë. Edhe pse nuk kanë bërë afrime në merkato, sipas “transfermarkt”, sajtit të specializuar që merret me vlerat e kartonëve të lojtarëve, del që Partizani është ekipi më i shtrenjtë i Superiores.

Ilir Daja

Po të shikosh me imtësi vlerat e publikuara nga ky sajt, kanë nevojë për disa ndryshime, pasi te shumë klube figurojnë lojtarë që nuk janë më pjesë e skuadrave. Partizani është vlerësuar nga “transfermarkt” me 4.95 milionë euro, por kësaj shifre i duhet zbritur vlera prej 250 mijë eurosh, që përkon për Alesio Hysenin e larguar, si dhe Remi Dujardin që figuron në listë, por nuk federohet.

Ilir Daja

Kështu që, vlera i bie të shkojë në 4.7 milionë, por edhe kjo është evazive, pasi disa lojtarë nuk kanë vlerë kartoni nga pas. Kukësi vlen 4.63 milionë, por verilindorëve u duhet vlera e kartonit të Shkurtajt dhe Ethemit, që figurojnë akoma. Kështu që, vlera e Kukësit zbret në 3.88 milionë. Tirana është klubi i dytë më i shtrenjtë, vlera e të cilit, sipas “transfermarkt” shkon në 4.33 milionë euro. Apolonia ka vlerën më të ulët, 0.3 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"