Më të mirët në Seria A pas 12 javëve, befasi në formacionin e përzgjedhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 11:30

Më të mirët në Seria A pas 12 javëve, befasi në formacionin e përzgjedhur

Seria A ka zhvilluar deri më tani 12 javë. Është koha për kombëtaret dhe kampionati do të pushojë. Gjithashtu është koha edhe për të dhëna dhe statistika. “OptaPaolo”, është faqja zyrtare italiane që merret me statistika, të dhëna, analiza, për sa i përket futbollit.

juventus

Ajo ka bërë të ditur formacionin më të mirë të 12 javëve. Ata që dominojnë janë bardhezinjtë me 4 futbollistë, por befasia është se nuk është përfshirë Ronaldo. Milani dhe Interi përfaqësohen nga 1 futbollist, respektivisht, Brozoviç dhe Suso. 3 futbollistë, Kulibali, Alan dhe Mertens, përfaqsojnë “rivalët” e Juventusit  në kampionat, Napolin. Nuk mund të mungonte Piatek që i çuditi të gjithë, por edhe Sepe portieri i Parmës. Më poshtë edhe formacioni:

nd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"