Me sytë nga çështja “Skënderbeu”, Europa fut Partizanin në kaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 13:08

Me sytë nga çështja “Skënderbeu”, Europa fut Partizanin në kaos

Sipas verdikteve të sezonit të fundit, Partizani nuk e siguroi direkt pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Por, të kuqtë mbeten me shpresë, pasi ekziston një mundësi që të luajë në turin e parë paraelimintaor të Ligës së Europës. Kjo arrihet vetëm më rast se konfirmohet pezullimi i Skënderbeut nga UEFA. Kjo pritje ka bërë që të kuqtë të përjetojnë një situatë kaosi, pasi nuk dinë si të veprojnë.

Partizani

Nëse marrin pjesë në Europë, puna do të nisë shpejt dhe do të ndërhyhet në merkato. Përndryshe, drejtuesit do të zbatojnë planin “B”, ku pushimet e skuadrës pritet të zgjasin më shumë, si dhe do të jenë më të qartë për caktimin e trajnerit të ri dhe përforcimeve. Nëse marrin pjesë në Europë, ndërhyrjet në merkato të jenë të shpejta dhe me emra me eksperiencë, në mënyrë që ecin sa më gjatë në Ligën e Europës.

Çështja “Skënderbeu” i bën të kuqtë të pavendosur, ndërsa lojtarët prej kohësh mbeten në pritje të telefonatës për të nisur punën për Europën. Çështja e “timonierit” të sezonit të ri nuk dihet se kur do të zgjidhet te Partizani, pasi me kalimin e ditëve kandidatët e përfolur po vijë duke u ftohur. Gjithsesi, për momentin më i mundshmi për të marrë drejtimin e ekipit mbetet Mladen Milinkoviç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"