“Me Skënderbeun ishit për turp”, Duro me tone të larta ndaj ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 16:13

“Me Skënderbeun ishit për turp”, Duro me tone të larta ndaj ekipit

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u ka folur me tone të larta futbollistëve pas humbjes me Skënderbeun. “Ndeshja me Skënderbeun ishte shumë e turpshme. Nuk e kisha parashikuar se do të ishte kështu. Ishit totalisht jashtë loje. Nuk e kuptoj se çfarë patët. Nuk duhet që të ndodhë më kjo situatë.

duro

Është e patolerueshme dhe papranueshme për ju. Duhet kthesa e menjëhershme. Klubi dhe tifozët presin më shumë nga ne dhe që nga ndeshja e radhës nuk falet asnjë hap fals”, kanë qenë fjalët e trajnerit para ekipit. Trajneri edhe pas ndeshjes është parë në gjendje të rënduar emocionale, pasi ekipi që ai ka ndërtuar nuk ka dalë në lojën e tij në fazën e tretë të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"