“Më skadon kontrata”, Guardiola: Do të më largojnë nëse nuk fitoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 17:45

“Më skadon kontrata”, Guardiola: Do të më largojnë nëse nuk fitoj…

Ndeshja me Uolverhemptonin, e programuar për sot në 21:15, e shqetëson, por është e ardhmja ajo që peshon më tepër në mendimet e Pep Guardiolës i cili për takimin e sotëm ka graduar kapiten brazilianin Ferndandinjo.

guardiola

“Pres një ndeshje të luftuar ku gabimet nuk do të falen. Jemi gati dhe do të synojmë që në këtë sezon të arrijmë objektivat që nuk i bëmë dot tanët gjatë vitit të kaluar. Djemtë janë në gjendje të mirë, por janë ndeshjet ato që sigurojnë formën e duhur në të tilla nivele”, deklaroi Guardiola në fjalën hapëse të konferencës së tij për shtyp.

Një tjetër çështje, siç thamë, është ajo që ka të bëjë me kontratën e trajnerit e cila skadon në qershor të vitit 2021. Pep dëshiron të vazhdojë përvojën në Mançester, siç e konfirmon edhe vetë kur deklaron: “Siti është klubi ku dua të vijoj karrierën, por diçka të tillë më duhet ta meritoj. Në dhjetë vitet e fundit janë arritur standarde tejet të larta të cilat drejtuesit duan t’i ruajmë edhe në vitet në vijim. Unë e di se çfarë pritet nga unë dhe nëse nuk ia dal, atëherë nuk do ta meritoj kontratën e re”.

Edhe për akordin e tij me “Qytetarët”, trajneri spanjoll nuk ka kërkuar kurrë takime me drejtorin Ferran Soriano apo presidentin Al Mubarak duke e lënë çdo bisedim në pritje të momentit të duhur. Lidhur me raportin e tij me eprorët, Guardiola tha: “Marrëdhënia ime me presidentin apo me drejtuesit nuk ka ndryshuar me vitet. Asnjëri në klub nuk më ka thënë kurrë se çfarë të bëj e kur ta bëj. Më është kërkuar vetëm të zbres në fushë sepse unë e di fare mirë se çfarë rezultatesh nevojitet që të arrij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"