Më shumë se 400 mijë firma, në Angli fillon peticioni për përjashtimin e Halandit sepse është një… robot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 14:44

Më shumë se 400 mijë firma, në Angli fillon peticioni për përjashtimin e Halandit sepse është një… robot

Erling Haland padyshim që është lojtari i momentit jo vetëm në Premier Ligë, por në të gjithë Europën. Sulmuesi norvegjez, me dy realizimet e fundit ndaj Kopenhagenit, ka shkuar në 19 gola këtë sezon, në vetëm 11 ndeshje.

haland

Duket se në Angli nuk i besojnë syve për këtë shifra të shënuara nga norvegjezi, kështu kanë nisur menjëherë një peticion, për ta përjashtuar atë nga Premier Liga për shkak se është një robot.

Edhe pse mund të duket si një shaka, deri më tani, ky peticion është firmosur nga më shumë se 400 mijë persona.

000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"