Me Shumakerin më të mirët e Formula 1, Hamilton vendos të ardhmen: Synoj dhe dëshiroj të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2020 | 13:20

Me Shumakerin më të mirët e Formula 1, Hamilton vendos të ardhmen: Synoj dhe dëshiroj të…

Luis Hamilton mbylli një tjetër edicion fantastik në kampionatin e Formulës 1, duke vendosur disa rekorde të njëpasnjëshme. Me titullin e shtatë kampion të fituar sivjet, piloti i skuderisë Mercedes-Benz barazoi edhe titujt e fituar nga legjenda gjermane Mikael Shumaker. Por tashmë e gjithë vëmendja mbetet te kontrata me “Shigjetën e Argjendtë” e cila ende nuk është rinovuar.

Formula One F1 - Portuguese Grand Prix - Algarve International Circuit, Portimao, Portugal - October 25, 2020 Mercedes' Lewis Hamilton celebrates after winning the race Pool via REUTERS/Jose Sena Goulao

Megjithatë, pas garës së fundit të zhvilluar në Abu Dabi, Hamilton u dha fund zërave për bisedimet e mundshme me Ferrarin dhe e shprehu hapur dëshirën e tij për të vazhduar me skuadrën gjermane: “Synoj dhe dëshiroj që të jem këtu edhe vitin e ardhshëm. Besoj që ne si skuadër kemi ende mundësi që të arrijmë gjëra të mëdha së bashku, në sport dhe jashtë sportit”, deklaroi Hamilton.

Kjo mendohet të jetë vendimtare, me kampionin e botës që do të firmosë kontratën e re që do ta lidhë me Mercedesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"