“Më shqetëson mënyra si i pësojmë golat”, Magani: Egnatia e kompletuar, pres edhe ndonjë “surprizë” në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 13:05

“Më shqetëson mënyra si i pësojmë golat”, Magani: Egnatia e kompletuar, pres edhe ndonjë “surprizë” në merkato

Pas përfundimit të miqësores kundër Partizanit, trajneri i Egnatias Gugash Magani, u shpreh i kënaqur për lojën, por jo për golat që po pësohen aq lehtë. Peqinasi për “Panorama Sport” theksoi se pret harmonizim të grupit dhe premton përmirësim në vazhdim.

maganiiii

Profesor, ishte ndeshja e parë në stadiumin e ri për ju si skuadër, si ishte paraqitja në tërësi?

Së pari, të luash miqësore me një skuadër me traditë në futbollin tonë si Partizani është kënaqësi. Por edhe stadiumi i ri të jep tjetër komoditet tashmë për të gjithë ne. I vetmi shqetësim është mënyra se si po i pësojmë golat. Është një detaj që do punojmë shumë për ta përmirësuar.

A është Egnatia gati për startin e kampionatit?

Kemi filluar më herët përgatitjet e verës, më pas u zhvillua edhe faza përgatitore. Që të gjitha ditët janë shfrytëzuar për të arritur sa më shumë. Ne si staf kemi programuar gjithçka që të arrihet forma e mirë. Janë luajtur shumë miqësore dhe gjithkush ka pasur ecurinë e tij. Asnjëherë nuk kemi menduar që të ndalim hapat e punës po të jemi më kërkues.

Çfarë prisni tjetër nga merkatoja?

Për ne nuk është mbyllur merkatoja, kemi në plan edhe ndonjë element të rëndësishëm. Deri tani presidenti është munduar që të plotësojë repartet me shumë lojtarë. Gara është e gjatë dhe skuadra duhet të këtë më shumë mundësi zgjedhjeje. Grupin aktual e quaj të kompletuar, veçse “surpriza” mund të kem deri në përfundimin total të merkatos si afat. Egnatia i ka bërë goditjet e planifikuara e nuk është menduar shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"