“Më shkatërroi familjen dhe më shantazhoi”, deklarata e Boateng për ish-të dashurën para se ajo të vetëvritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 23:29

“Më shkatërroi familjen dhe më shantazhoi”, deklarata e Boateng për ish-të dashurën para se ajo të vetëvritej

Modelja gjermane, Kasia Lenhardt, nënë e një djali 6-vjeçar, i dha fund jetës, pak ditë më parë, pas një ndarje të rëndë me futbollistin Bajern Mynih, Zherom Boateng.

Boateng

Ajo u gjet e vdekur në aparatamentin e saj, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj. Vetëm një javë më parë, Boateng kishte konfirmuar ndarjen nga Lenhardt, teksa në një deklaratë për “Bild”, e kishte akuzuar modelen gjermane se i shkatërroi familjen dhe e shantazhoi.

”Kasia u bë e dashura ime pasi ma shkatërroi marrëdhënien me ish-të dashurën Rebekën dhe familjen time, po ashtu edhe më shantazhoi. Por unë vendosa të qëndroj me Kasian dhe u mundova ta bëja që lidhja të funksionojë”, u shpreh Boateng disa ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"