“Më shijoi shumë ai titulli me Partizanin”, heroi Xhika: Penalltia më e rëndësishme që kam pritur? Ajo kundër… Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 18:36

“Më shijoi shumë ai titulli me Partizanin”, heroi Xhika: Penalltia më e rëndësishme që kam pritur? Ajo kundër… Kukësit

Dashamir Xhika ishte heroi i Kukësit, në barazimin pa gola ndaj Vllaznisë. Gardiani i skuadrës verilindore, arriti të priste të gjithçka në këtë sfidë, teksa spikat penalltie e pritur ndaj Imerit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Xhika deklaroi:

xhika

“Nuk ishte shumë e vështirë, me meritën time dhe ekipit arritëm të merrnim 1 pikë me vlerë, megjithëse duhet të kishim fituar. Të gjitha ekipet janë aty-aty. Shpresojmë që të arrijmë një vend nga kampionati në Kupat e Europës. Penalltia që më ka shijuar më shumë që kam pritur, ka qenë kur isha pjesë e Partizanit, kundër Kukësit.

Penalltia e rregullt? Edhe ekipi i Laçit kur bëri gol me penallti, u futën 5-6 lojtarë në zonë dhe nuk u fut njeri.

A je penduar që qëndrove në stol te Partizani? Me thënë të drejtën edhe jam penduar edhe s’jam penduar. Unë aty kam dalë. Më shijoi shumë ai titulli, bëra mirë që qëndrova te Partizani”, u shpreh Xhika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"