“Me Sarrin isha shumë i mërzitur”, flet talenti anglez: Ja çfarë kuptova nga trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:43

“Me Sarrin isha shumë i mërzitur”, flet talenti anglez: Ja çfarë kuptova nga trajneri i ri

Kalum Hudson-Odoi është një nga lojtaërt që premton shumë për të ardhmen, i cili ka kaluar nga ekipet zinxhir te ekipi i parë i Çelsit.hadson odoi

Gjatë verës u fol shumë se lojtari mund të kalonte te Bajerni, me këta të fundit të cilët ishin shumë të interesuar për 19-vjeçarin. Megjithatë pas mbërritjes së Lampard në stolin e skuadrës, çdo gjë ndryshoi pasi talenti anglez ishte në planet e trajnerit të ri.

Pikërisht për këtë ka folur edhe vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, e pranon se Lampard e bindi të qëndrojë. “Kisha vetëm një bisedë me Lampardin dhe e kuptova që ai dëshironte që unë të qëndroja këtu. Ai ka besim tek mua.  Kur arriti trajneri i ri këtu ishte shumë emocionuese. sei_23409948-6120-e1532938222435

Kjo edhe për faktin se dihet që ai i jep shumë hapësira lojtarëve të rinj. Asnjëherë nuk kam thënë se do nënshkruaj me Bajernin. Vitin e kaluar kam qenë shumë i irrituar me Sarrin, pasi doja të luaja më shumë.”, u shpreh talenti anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"